ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

A ka hatërmbetje mes Dua Lipës dhe Rita Orës?

by Blloku
25/07/2024
Reading Time: 2 mins read
382 16
0
A ka hatërmbetje mes Dua Lipës dhe Rita Orës?

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, Dugagjini ka folur hapur për raportin e vajzës së tij me bashkëkombëset, artistet Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Në prag të festivalit “Sunny Hill 2024” që organizohet çdo vit radhazi nga familja Lipa, Dugagjini ndodhet në Kosovë, ndërsa ka treguar edhe arsyen se përse në këtë ngjarje të rëndësishme nuk ka qenë e pranishme Rita Ora, teksa vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë vit do të performojë këngëtarja Bebe Rexha.

Sipas tij, arsyeja e mospranisë së Ritës nuk ka lidhje me atë që aludohet në media, pasi vajzat ruajnë një raport goxha të mirë, por për shkak të angazhimeve të shumta që ato kanë, çka ju ka pamundësuar shpeshherë pjesëmarrjen.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

Dugagjini shprehet se artistja Ora është ftuar në secilin edicion, por koha e festivalit përkon me axhendën e ngjeshur të tyre, ndërsa shton se në të ardhmen e afërt prania e saj do të bëhet realitet.

“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit.

Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”,- është shprehur Dugagjini, babai i këngëtares Dua Lipa.

Tags: babai i dua lipesdua lipadukagjin lipahatermbetjerita ora
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
  • Kontakt
  • Marketing

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro