fbpx
Ad imageAd image

A është ky bullizëm? Gazetaria thumbon Romeon: Mos bridh lule më lule, por riprodho (Video)

Blloku min lexim

Gazetarja e njohur Juli Ristani ka qenë dje e ftuar në panelin e emisionit ‘Më lërë të flas”, ku po diskutohej mbi fenomenin e uljes së lindshmërisë. Në një moment ajo i është kthyer paksa ashpër dy moderatorëve binjakë.

- Advertisement -

“Pse nuk martoheni dhe pse nuk riprodhoni ju,,,”

“Më gjej një nuse dhe unë shtohem që vitin që vjen” i përgjigjet Romeo. Por, gazetarja nuk e ka lënë më kaq, i ka thënë se kush t’i gjej nuse Romeos sepse ai bredh lule më lule. “Kush shtohesh ti? Të të gjej nuse ty që të ka dalë nami se bredh lule më lule. Gjej një lule edhe shtohu, riprodho”.

- Advertisement -

Ndërkaq po me aq seriozitet dhe pak i tensionuar Romeo i është përgjigjur “E ke shumë gabim, unë jam djalë shumë i mirë, më  gjej një nuse që kërkon të martohet dhe unë e marr për dore e vij të të sjell e një palë këpucë”.

- Advertisement -

Donaldi dhe të ftuarit e tjerë nuk kanë preferuar të përfshihen në këtë diskutim. Ndërsa menjëherë diskutimi kaloi në një pikë tjetër për të zbutur atmosferën.

Askush tjetër nuk reagoi, por ne kemi një pyetje për të gjithë ju: Nëse do të ndodhtë e kundërta, nëse këto fjalë një gazetar djalë do t’ia thoshte një vajze, në vend të Romeso, a do të ishin ngritur sot mbi dhjetëra kritika dhe postime gjykuese ndaj tij?!

A nuk do të akuzohej ai se po diskriminon dhe po bullizon një femër?  Epo në këtë pikë ne mendojmë që edhe në rastin e Romeos situata ishte pak e sikletshme dhe kurrsesi as djemtë nuk duhen bullizuar dhe diskriminuar.

Ndërsa për të komentuar më thellë situatën, përgjigjën ua lëmë juve si lexues.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO