Na ndodh shpesh që të shkojmë çdo ditë në palestër dhe të mos biem nga pesha aq sa parashikonim. Por, tani vjen një këshillë për këtë.
Aktiviteti fizik, gjatë orëve të mëngjesit, nga ora 7 deri në 9, është më i favorshmi për të luftuar mbipeshën. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Obesity Society”.
Studiuesit theksojnë se kërkimet e mëparshme janë fokusuar në frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, por pak janë përqendruar te koha e të ushtruarit.
Ata përdorën të dhëna nga 5285 pjesëmarrës dhe aktiviteti fizik u klasifikua në tri kategori, mëngjes, mesditë, mbrëmje. Rezultatet zbuluan një lidhje të fortë midis rënies në peshë te grupi i mëngjesit.