ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“500 lekë vetëm mëngjesi”/ Qytet Studenti pa mensë publike: Ende asnjë zgjidhje!

by Blloku
03/11/2023
Reading Time: 6 mins read
378 20
0
“500 lekë vetëm mëngjesi”/ Qytet Studenti pa mensë publike: Ende asnjë zgjidhje!

Studentët në Shqipëri përballen me shumë vështirësi. Përveç problemeve në universitet ata e kanë shumë të vështirësi të përballojnë akomodimin dhe vaktet ushqimore.

Kush mundet të zërë ndonjë vend në konvikt, ia del të kursejë shpenzimet marramendëse që kërkojnë qiratë që variojnë nga 300 euro e lartë. Por, ata që jetojnë në konvikte shpenzojnë shumë për vaktet ditore.  Edhe konviktet e rikonstruktuar nuk kanë hapësira për të garuar, prandaj studentët detyrohen të han në mensa privatë, ku çmimet janë të larta.

Konkretisht në një nga mensat private në Qytet Studenti një vakt i thjeshtë ( mëngjesi; me një vezë, një fetë bukë, pak djathë e qumësht shkon 500 lekë të reja). Është e logjikshme se vaktet e tjera si dreka dhe darka shkojnë më shtrenjtë.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

Por, po e marrim si të mirëqenë sikur për çdo vakt një student shpenzon 500 lekë të reja, në ditë do t’i duhen 1800 lekë të reja  vetëm për vaktet bazë, pa llogaritur ujin a ndonjë ushqim tjetër të nevojshëm gjatë kohës që janë në shkollë apo në konvikte, ku minimalisht nuk kanë as frigorifer.

Kështu një studenti në Shqipëri i duhen rreth 4500 të reja në muaj për t’u ushqyer. Të cilët edhe pse punojnë, nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet.

“Ushqimi më i thjeshtë në mëngjes kushton 500 lekë tek mensa “Kolonat”. Unë punoj ndërkohë që ndjek masteri,. Por sërish marrë shumë ndihma nga familja ime, pasi rroga më shkon vetëm për vaktet. Sepse në konvikte s’kemi hapësirë për të mbajtur ushqimet. Kështu ha në mensa private ose në Fast-Foode, por edhe ata kanë çmime të larta sa në zona të tjera të Tiranës”, tha S. Lleshi një studente që qëndron në Qytet Studenti prej  4 vitesh. Të mos flasim pastaj për shpenzimet e tjera, për të cilat karta e studentit nuk iu hyn në punë.

Ndërkohë, për të treguar se në Shqipëri jeta studentore është shumë e shtrenjtë, po iu sjellim një krahasim me Prishtinën.  Pak muaj më parë një grup studentësh, përfaqësues të “Studentët Denoncojnë” zhvilluan një vizitë në Universitetin e Prishtinës, për të parë nga afër kushtet atje. Në video shihet se sa hapësira të mëdha kanë mensat publike në Prishtinë.

Dhe çka është më e rëndësishmja studentët atje paguajnë vetëm 15 euro në muaj dhe han dy vakte në mensa.  Ndërsa për konviktet paguajnë vetëm 20 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri të paktën 45 mijë lekë. Një ndryshim goxha i madhe me vendin tonë.

Sigurisht edhe në Shqipëri është bërë një përpjekje nga studentët  për ndërtimin e mensave publike. Konkretisht, Në dhjetor 2022, Qëndresa Qytetare  dorëzoi një peticion me 6,650 firma,  duke i kërkuar Bashkisë Tiranë hapjen e 4 mensave publike për studentët. Por, teksa po kalon viti ende nuk është marrë asnjë masë.

Blloku Tv ka kontaktuar me Rigels Xhekollarin, pranë Qëndresës Qytetare dhe ai u shpreh se “Është bërë një takim me anëtarë të Këshillit Bashkiak nga aktivistët e Kongresit Kombëtar Studentor dhe u është thënë se do bëjnë përllogaritje për të gjetur një zgjidhje. Pas zgjedhjeve vendore nuk kemi pasur përgjigje tjetër për shkak se edhe anëtarët e K. Bashkiak janë ndërruar”. Çka do të thotë se edhe për këtë sezon studentët duhet të ushqehen nga dyqanet dhe mensat private!

View this post on Instagram

A post shared by QENDRESA QYTETARE (@qendresaqytetare)

Tags: kerkesamensaQendresa Qytetareshpenzimestudent

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro