ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Video/ Pas Italisë, stuhia Ciaran ‘pushton’ Shqipërinë, ‘paralizohet’ Tirana

by Blloku
03/11/2023
Reading Time: 3 mins read
390 8
0
Video/ Pas Italisë, stuhia Ciaran ‘pushton’ Shqipërinë, ‘paralizohet’ Tirana

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë kryeqytetin shqiptar që prej mesditës së sotme. Stuhia pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë pasdites dhe ditës së shtunë. Me sa duket stuhia “Ciaran ” që ka gjunjëzuar Italinë prej ditësh ka mbërritur tek ne

Sipas sinoptikanes Lajda Porja,  do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

Ligji e ndalon, qytetari denoncon “influencueset” që fitojnë para nga reklamimi i qumështit pluhur

09/09/2024

“Pritet që të kemi një përkeqësim të motit. Shqipëria pritet të përkeqësojë kushtet e motit duke filluar që sot pas mesdite. Reshjet si fillim do të nisin në veri dhe më pas do të zbresin gradualisht duke sjellë shira intensivë, që priten pas ditës së sotme, edhe shtuna do të ketë reshje intensive duke sjellë probleme në disa qarqe, si Shkodër, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës”, shprehet ajo.

Sikur duket në video Tiranë dhe disa qytet të tjera të Shqipërisë janë përmbytur dhe rrugët janë bllokuar për shkak të stuhisë.

Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Stuhia ka goditur Britaninë e Madhe, Gadishullin Iberik dhe Italinë, pritet që kjo stuhi të prekë një pjesë të madhe të Evropës qendrore, ndërsa do të jetë prezente deri në orët e para të ditës së dielës.

Erërat prej 207 km/h u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë.

Situata është veçanërisht kritike në Toskanë ku pesë persona vdiqën ndërsa katër mbeten të zhdukur. President i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare.

Tags: permbytjerrezikshi

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro