332 raste të reja me kancer gjiri janë regjistruar në nëntëmujorin e parë të vitit 2023 në Kosovë. 4 raste janë zbuluar tek meshkuj.
Mjeku onkolog , Ilir Kurtishi ngre alarmin se numri i rasteve po rritet vit pas viti.
“Rastet e reja rriten nga viti në vit dhe këtë vit kemi një rritje me 10%. Deri në këto momente që flasim kemi regjistruar 332 raste femra dhe 4 burra me kancer gjiri”, tha ai.
Ashtu si Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, fenomeni i largimit të bluzave të bardha ka prekur edhe Kosovën
Në kuadër të tetorit rozë mjekët apelojnë për kontrolle rutinë për të parandaluar rrezikun e mundshëm të kancerit të gjirit.