fbpx
Ad imageAd image

Zjarri përpiu qendrën tregtare në Lushnjë/ Banori rrëfen tmerrin: Fëmijët kishin ngecur lart, nuk ngjitesha dot…

Blloku min lexim

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Lushnjë, në qendrën tregtare “Metropolitan”, ka rrëfyer skenën e frikshme, se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.

Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

- Advertisement -

Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai. 

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock