Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Zbulohet testi i ri që diagnostikon kancerin, mjafton vetëm një pikë gjaku

Blloku by Blloku
16/10/2023
in Shëndeti
378 20
0
Zbulohet testi i ri që diagnostikon kancerin, mjafton vetëm një pikë gjaku
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Një ekip kërkimor nga Mass General Brigham, Instituti Wyss i Universitetit të Harvardit dhe Instituti i Kancerit Dana-Farber, në bashkëpunim me kolegë nga disa qendra kërkimore, bënë një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Sipas rezultateve të hulumtimit të ri, të publikuar në Cancer Discovery, një test gjaku ultra i ndjeshëm është në gjendje të zbulojë një proteinë që gjendet vetëm në indet kancerogjene, duke qenë një biomarker i shumë llojeve të kancerit. Nëse efektiviteti i tij konfirmohet, pritet të revolucionarizojë diagnozën, por edhe menaxhimin e sëmundjes.

Studiuesit mblodhën dhe testuan mostrat e gjakut nga pacientët me lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kancerin ovarian dhe të zorrës së trashë, duke përdorur teknologjinë e zbulimit të molekulës së vetme SIMOA, e cila u zhvillua në laboratorin e Dr. David Walt nga Departamenti i Patologjisë në Brigham and Women’s Hospital dhe një anëtar themelues i Mass General Brigham.

Testi është projektuar për të zbuluar proteinën ORF1p, e cila siç dihet gjendet në shumë inde kancerogjene, por jo në ato të shëndetshme, duke “dëshmuar” kështu ekzistencën e ndonjë forme kanceri në organizëm.

Si rezultat, testi mati me sukses nivelet e ORF1p në mostrat e gjakut. Për më tepër, ekzaminimi i mostrave të indeve nga 200 biopsi të zorrës së trashë dhe 75 biopsi të ezofagut, të marra nga pacientë në stade të ndryshme të kancerit, tregoi se ORF1p shprehej jo vetëm në indet kancerogjene, por edhe në lezione pararendëse me rrezik të lartë për kancer.

Tags: analize gjakuKancershkencetaretestzbulim

Related Posts

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni
Shëndeti

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë
Shëndeti

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024
‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…
Shëndeti

‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…

12/08/2024
Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!
Shëndeti

Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!

09/08/2024
Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!
Shëndeti

Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!

07/08/2024
Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?
Shëndeti

Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?

06/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .