fbpx
Ad imageAd image

Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

Blloku min lexim

Një ekip studiuesish nga Holanda zbuluan një organ të ri në trupin e njeriut aksidentalisht teksa studionin kancerin e prostatës. Rezulton se ky organ i fshehur është pas hundës tonë, raporton LadBible.

Shkencëtarët që studionin kancerin kryen një seri skanimesh tek pacientët e injektuar me glukozë radioaktive që i bën tumoret të shkëlqejnë në skanime.

- Advertisement -

Ekipi në Institutin e Kancerit në Holandë kuptoi se dy zona brenda kokave të pacientëve po ndriçonin shumë dhe kuptoi se aty gjendej një grup gjëndrash pështymore. Zbuluesit e quajtën organin gjëndra pështymore tubariale dhe për të qenë të saktë për vendndodhjen e tij, ato gjenden prapa hundës; në cepin ku zgavra e hundës takohet me fytin.

Sa i përket asaj që bën ky organ i zbuluar aksidentalisht, supozohet se ‘lubrifikon dhe lag zonën e fytit pas hundës dhe gojës’. Dr Wouter Vogel, onkolog në Institutin e Kancerit në Holandë, tha se arsyet që ky organ ka qëndruar i fshehur kaq gjatë është sepse duhen ‘imazhe shumë të ndjeshme’ për t’i dalluar dhe gjendrat e pështymës ‘nuk janë shumë të arritshme’.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO