fbpx
Ad imageAd image

Xhoana detaje nga lidhja me ‘bosin e kokainës’: Ergysi më kishte thënë se ka kompani bananesh…

Blloku min lexim

Xhoana Kurti u bë e njohur pasi mori pjesë në spektaklin “Love Island”, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në media u publikuan detaje nga jeta e saj private.

Xhoana ishte partnerja e Ergys Dashit, i  njohur si një nga bosët e drogës me veprimtari në Ekuador, aty ku dhe u vra në vitin 2022.

- Advertisement -

E ftuar në “Glamour”, Xhoana ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Dashin, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë disa orë pas ngjarjes, përmes një fotoje që i kishin nisur, ku shihej i riu i shtrirë përtokë.Ndërkohë ajo thotë se me Dashin ka qenë e lidhur për rreth dy vite, raport nga i cili ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.

Xhoana rrëfen se ka jetuar me Dashin në Ekuador, por se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë. Sipas saj ai i kishte thënë se ka një kompani bananesh, aktivitet nga i cili fitonte dhe të ardhurat.

- Advertisement -

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregon ajo. .

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock