Njeriu i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur ka treguar fakte shokuese. Sipas tij ylli i hip hopit P.Diddy orkestroi dhe pagoi 1 milion dollarë për vrasjen e reperit të famshëm.
Keefe D, i cili u paraqit në gjykatë në Las Vegas për të dëshmuar mbi vrasjen, dje ka pohuar disa herë se Diddy – emri i vërtetë Sean Combs i kërkoi atij që të “hiqte” qafe TuPac dhe shefin e etiketës diskografike Suge Knight.
Përfaqësuesit e reperit P.Diddy nuk komentuan asgjë kur u pyetën në lidhje me akuzat, por më parë Combs i ka hedhur poshtë pretendimet se ai ishte i përfshirë në vdekjen e Tupac.