Shikojeni me vëmendje këtë vajzën e vogël në foto. Mundohuni ta gjeni, megjithëse duket pak e vështirë. Kjo vajza e vogël, sot është bërë një këngëtare e njohur dhe do të jetë çift në skenën e “Dancing…” së bashku me balerinin e njohur, Graciano Tagani, ku herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale, ato tregojnë se si po shkojnë provat.
Këngëtarja kosovare, Filloreta Raci, e njohur me emrin e artit si Fifi, tashmë është një ndër konkurrentet e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”, i cili pritet të nisë ditën e premte.
Ndërkohë, Fifi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me mijëra ndjekësit e saj, në rrjetin social, “Instagram”.
Një ndjekës, i ka kërkuar artistes që të publikojë një fotografi kur ajo ka qenë e vogël, dhe ajo nuk ka ngurruar aspak. Këngëtarja ka ndarë me fansat një foto, ku shfaqet shumë e vogël e ulur në një divan. “Fifula e vogël”, ka shkruar Fifi bashkëngjitur me foton.