Ngjarjet e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një kthesë të papritur pas një debati të ashpër midis banores Edona James dhe Shqipes. Tensionet mes të dyjave janë përshkallëzuar deri në atë pikë sa Edona hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shqipes, duke e lagur atë.
Ky incident i fundit ka shpërthyer pas një shkëmbimi të fjalëve të ashpra midis palëve dhe ka kaluar nga debati verbal në një konfrontim fizik. Momenti i eskalimit të tensioneve u pa në transmetimin e drejtpërdrejt të spektaklit, ku Edona, në një shpërthim emocional, gjuajti me shishe Shqipen.