Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar dje në ‘Ftesë në 5’, ku ndau për publikun detaje të pazbuluara më parë, që nga njohja me Luizin në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, momenti i puthjes së famshme, kurorëzimi i dashurisë e deri tek lajmi më i ëmbël i shtatzënisë, që vazhdon të komentohet dita ditës.
eksa e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj, Kiara nuk ngurroi të ndajë disa detaje që me gjasë shumë nëna e gjejnë veten, nepsi i shtatzënisë, e netët pa gjumë.
Ndërkohë, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj i ëmbël në barkun e moderatores që ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë. Siç shihet edhe në videon më poshtë , në një moment bebushja shkelmon barkun e Kiarës.