Në vitin 2016, trendi i klounëve vrasës pushtoi mediat sociale si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në SHBA,
Ata dilnin jashtë dhe trembnin njerëzit, madje thuhet se i ndiqnin njerëzit nëpër rrugë. Megjithëse në vitet e fundit nuk flitej më për ta, duket se ata janë kthyer edhe një herë pasi një prej tyre është parë në Skoci.
Një burrë i veshur si Pennywise the Dancing Clown nga filmi horror që shkakton makth, ka dalë në rrugët e Skelmorlie në North Ayrshire.
Është raportuar se ‘kllouni’ ka krijuar një faqe në Facebook të quajtur Cole Deimos. Për të sqaruar këtu që perëndia Deimos është personifikimi i frikës dhe përfaqëson terrorin dhe frikën.