fbpx
Ad imageAd image

VIDEO/ Lutja e Mëngjesit në Parlamentin Evropian lexohet në gjuhën shqipe nga prifti shqiptar

Blloku min lexim

Lutja e Mëngjesit është një traditë prej 26 vitesh në Parlamentin Evropian. Në përvjetorin e 26-të saj, ky ritual u udhëhoq nga një prift shqiptar i quajtur Don Kastriot Idriz Gjoni, përgjegjës i bashkësisë Katolike Shqiptare në Belgjikë.

Edhe më i pazakontë është fakti se lutja u lexua në gjuhën shqipe. Ceremonia e organizuar nga eurodeputetët Lukas Mandl dhe Catharina Rinzema, u mbajt në ambientet e Parlamentit Evropian dhe mblodhi qindra deputetë anembanë botës, prijës fetarë, e personalitete të ndryshme të artit, kulturës e shkencës.

- Advertisement -

Prifti shqiptar shfrytëzoi rastin për të theksuar thirrjen e tij ndaj Evropës dhe mbarë botës që “Hyji t’ua drejtoj mendjen dhe zemrën sipas vullnetit të tij, për ti kërkuar shtigjet e guximshme drejt paqes së vërtetë, në mënyrë që përparimi i kombeve, liria, besimi, respektimi i emigrantëve dhe kujdesi ndaj tokës të jenë fokusi ynë kolektiv dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit që lutjen drejtuar Atit, të bëjnë në gjuhën e tyre amtare.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock