Mbrëmjen e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Një debat ditën e sotme është shkaktuar edhe mes Julit dhe Merit brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ka qenë Juli ai i cili duket se nuk ka pranuar një shaka të Merit me emrin e tij. Aktori i humorit i ka kërkuar që kjo të jetë hera e parë dhe e fundit që Meri e bën një gjë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Juli: E para dhe e fundit herë që e bën këtë. Kaq po të them.
Meri: Avash more ti. Unë se kisha me ofendim gjithësesi.
Juli: Mos e zgjat shumë.
Meri: Unë nuk e kisha me ofendim por meqë do të kapesh atëherë e ke problem. Paske një problem
Juli: Ka një limit ajo gjë.
Meri: Ore unë nuk e thashë me ofendim. Megjithatë paske një problem.
Juli: Me emrin?
Meri: Me mua.
Juli: Me ty nuk kam asnjë problem me emrin po normal.
Meri: Ti e pe që nuk ishte ofendim, nuk kam ardhur këtu të të ofendoj ty unë.