fbpx
Ad imageAd image

Video/ Degradon situata në “Për’puthen”, Neda ndalon programin

Blloku min lexim

Në programin televiziv Për’puthen, konkurentja Enisa ka zgjedhur që në takimin e radhës të marrë dhe vajzën e saj 5-vjeçare me vete, pasi nuk kishte ku ta linte.

Kjo nuk u prit fare mirë nga Kastro i cili me tone të larta, përpiqet t’i shpjegojë Enisës se ka bërë diçka të gabuar.

- Advertisement -

Kështu nisi një debat i fuqishëm mes Kastros dhe Nedës, ku kjo e fundit i dha mbështetjen e plotë Enisës.

Kastro: “I thoshe produksionit mirupafshim, shtyje takimin”.

- Advertisement -

Neda: “Ai djali është dy metra, ka mjekër në fytyrë, e vendos vetë, ai tha ok, mbaroi historia. Nuk e ka ai problem që doli në takim, do e kemi ne”?

Kastro: “Ajo fëmijën po e përdor. Po e imponon, për çfarë do të dalë një grua me një fëmijë të vogël në takim. Unë edhe nëse do kisha qejf ta çoja në krevat, nuk e çoj më”.

- Advertisement -

Enisa: “Jam lodhur nga mentaliteti gjashtë muaj, a je këtu a s’je. Që kur kam hyrë këtu mos Enisa se mentaliteti këtu, mos Enisa se mentaliteti atje. Smë intereson mentaliteti juaj fare”.

Kastro: “Në këtë moment nuk po diskutojmë për mentalitetin por për fëmijët. Nuk ka lidhje mentaliteti”.

Neda: “Mos bërtit. Po lere mo se është fëmija e vet, bën çfarë të dojë, boll se ka kufi, jeta e vetë, e di kokrra e qejfit të saj se çfarë bën me fëmijën e vetë dhe boll mos e ngri më zërin, se je burrë ngre zërin dhe nuk dëgjohesh”.

Kastro: “Nuk dua ta ul. Ik o motër mos rri më këtu, ik bëj jetën tënde sesa merresh me këta”.

Neda: “Ka gjashtë muaj dhe është bërë telef kjo goca mo. Vazhdon merremi me gocën e Enisës. Të bëjmë pak pushim Megi se nuk është normale kjo punë. Hajde Enisa dil një çik. Do më bërtasësh dhe mua që kam lënë gocën e sëmurë në shtëpi? Do më ngresh dhe mua zërin se po punojmë”?

Kastro: “Çfarë lidhje ka, askush nuk e kuptoi se ku e kisha unë”

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO