Banorja e pestë që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është këngëtarja dhe tekstshkruesja, Ana Kabashi. Ajo u shfaq e veshur me të bardha dhe zgjodhi një hyrje plot emocion në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
. E shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, Arta i la të gjithë pa fjalë, ndërsa performanca po shikohej nga banorët. Ajo hyri në shtëpi ndërsa mbahej në krahë nga njëri prej banorëve, Elvisi.
Ndërkohë në klipin e saj prezantues, këngëtarja shprehet se është futur në BB VIP që të japë një atmosferë të këndshme.