fbpx
Ad imageAd image

Vetëm 3 ditë CEO, OpenAI shkarkon Mira Muratin

Blloku min lexim

Bordi i drejtorëve të OpenAI rrëzoi themeluesin Sam Altman më 17 nëntor, duke tronditur botën e teknologjisë. Menjëherë pas kësaj, bordi emëroi Mira Muratin si CEO të përkohshme.

Por ky post kaq i rëndësishëm nuk ka zgjatur shumë për shqiptaren e cila pas 3 ditësh është shkarkuar nga detyra.

- Advertisement -

Vendin e saj tani e ka zënë Emmett Shear, i cili bashkëthemeloi shërbimin e transmetimit Twitch. Twtch u ble nga Amazon për 1 miliard dollarë në 2014 dhe Shear dha dorëheqjen si CEO i komoanisë vitin e kaluar.

Por qetësia mungon se stafi i OpenAI, të cilët i kanë bërë thirrje bordit të kompanisë së inteligjencës artificiale të japë dorëheqjen pas shkarkimit shokues të ish-shefit Sam Altman. Në një letër, ata vënë në dyshim kompetencën e bordit dhe e akuzojnë atë për minimin e punës së firmës. Ata gjithashtu kërkojnë rivendosjen e Altman në krye të OpenAi.

- Advertisement -

Mira Murati ndërkohë ka lënë të kuptohet se do të largohet nga kompania. Shqiptarja dhe drejtues të tjerë kanë publikuar të njëjtin mesazh në ‘X’ ku shkruhej: “Open AI nuk është asgjë pa njerëzit e saj”.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock