Është ndarë nga jeta 18-vjeçarja shqiptare, Lorena Bërdufi. Lajmin e trishtë për ikjen e saj e ka ndarë familjarë e të afërt në rrjetet sociale teksa arsyeja nuk është bërë ende me dije.Lorena Bërdufi është e njohur pasi ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit. Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.