Për çdo turist është e rëndësishme të shkojë në një udhëtim dhe të dokumentojë çdo moment. Megjithatë, problemet lindin kur vizitorët shpërfillin ligjet lokale dhe kapin imazhe aty ku nuk lejohen. Për të parandaluar gjobat apo edhe përballje me një arrestim të mundshëm, është thelbësore të dini saktësisht se ku është e ndaluar fotografimi.
Taj Mahal, Indi – Sipas Fox Neës, turistëve u kërkohet të depozitojnë të gjitha sendet e tyre, si ushqime dhe kamera, në hyrje të monumentit.
Kulla Eifel, Francë – Sipas revistës Metro, kapja e fotove lejohet pa kufizim gjatë ditës por çdo fotografi e bërë gjatë natës mund të ketë një tarifë për të drejtën e autorit për shkak të natyrës artistike të ndriçimit të monumentit.
Kulla e Londrës, MB – Kulla e Londrës është një nga destinacionet kryesore turistike në Angli, e njohur gjithashtu si Pallati Mbretëror dhe Kalaja e Madhërisë së Saj. Aty mund të shihni bizhuterit e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar. Por asnjë foto nuk lejohet. Culture Trip raporton se ka roje kudo dhe mbi 100 kamera vëzhgimi në vend.
Pallati Presidencial, Emiratet e Bashkuara Arabe – Disa vende në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mund të fotografohen. The Guardian raporton se një arkitekt amerikan dikur u arrestua për shkeljen e këtij kufizimi.
Lugina e Mbretërve, Egjipt – Bërja e fotografive lejohet jashtë monumentit të Luginës së Mbretërve në Egjipt. Përpara se të hyjnë në tempullin ku ndodhen varret e njohura, turistët kontrollohen. Ata që gjenden me kamera të fshehta, të cilët kapin fotografi, rrezikojnë të paguajnë një gjobë, sipas Culture Trip.
Mauzoleumi i Leninit, Rusi – Monumenti ndodhet në Sheshin e Kuq në Moskë. Aty strehohen eshtrat e Vladimir Ilitch Ulianov, udhëheqësit themelues të Bashkimit Sovjetik. Sipas CNN, ndërsa vizitorët janë të mirëpritur në vendndodhje, fotografimi është i ndaluar. Ka një prani të madhe rojesh për tu siguruar.
Kapela Sistine, Vatikan – Fotografimi i afreskeve të njohura të Mikelanxhelos është i ndaluar në tempullin brenda Pallatit Apostolik, rezidenca zyrtare e Papës. Rojet mund t’u kërkojnë turistëve të fshijnë çdo foto ose video në praninë e tyre, sipas faqes së internetit të Muzeut të Vatikanit
Distrikti i Dritave të Kuqe, Holandë – Sipas faqes së internetit të Amsterdamit, ekzistojnë rregullore për të garantuar sigurinë e punëtorëve dhe të vizitorëve. Fotografimi i grave është i ndaluar dhe pjesa më e madhe e rrethit monitorohet nga kamerat e vëzhgimit 24 orë.
Pallati Dolmabahçe, Turqi – E ndërtuar në shekullin e 19-të, kjo ndërtesë shërbeu si selia e Perandorisë Osmane. Mbetet një nga atraksionet kryesore turistike në Stamboll. Turistët kanë raportuar se fotografimi është i ndaluar brenda këtij pallati madhështor.
/rtsh.al/