fbpx
Ad imageAd image

Vëmendje! Regjisori i njohur i Hollywood vjen me një film për luftën në Kosovë

Blloku min lexim

Aktori dhe regjisor i njohur, Louis Mandylor, i njohur për kontributin e tij në disa filma të famshëm në industrinë e Hollywood-it, po përgatitet për të krijuar një film të ri, me temë luftën në Kosovë.

Ideja për këtë projekt, që parashikohet të xhirohet me regjinë e Mandylor, është në fazën e konkretizimit. Burimet kanë zbuluar se aktori dhe regjisori nga Australia, bashkë me ekipin e tij, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme për të filluar punën përreth këtij filmi, i cili do të trajtojë ngjarjet e luftës në fund të viteve ’90 në këtë rajon.

- Advertisement -

Pjesë e kastit të filmit, mendohet të jetë edhe aktori i njohur britanik për rolin ikonik të Boyka’s, Scott Adkins. Ky nuk është filmi i parë me histori shqiptare për Mandylor. Australiani në vitin 2019 luajti në filmin “The Brave“, që në qendër të tij kishte Lazaratin.

Krahas tij, në këtë film ‘hollywood’-ian për bandat e drogës në Shqipëri, luajtën edhe disa aktorë shqiptarë. Por tashmë ai nuk do të vijë si aktor me rol kryesor, por si regjisor i filmit.

- Advertisement -

Buxheti për këtë projekt parashikohet të jetë në miliona dollarë, tregues i ambicies së Mandylor për të sjellë në ekran një pamje autentike dhe emocionuese të kësaj periudhe të ndjeshme në historinë e Kosovës.

Fansat dhe kritikët e kinematografisë presin me interes për të parë se si do të materializohet kjo përpjekje e re në botën e filmave të Hollywood-it.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO