fbpx
Ad imageAd image

“Vëllai i kishte gënjyer”,/ Liami: Qëndrova në koma për një vit e gjysmë, prindërit e morën vesh nga BBV3!

Blloku min lexim

Ish-banori i BBV3, Liam Mandiaro i ftuar në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel ka treguar për një ngjarje të rëndë që ka përjetuar disa vite më parë. Bëhet fjalë për një aksident me kolegen e tij nga i cili qëndroi në koma për më shumë se një vit dhe vëllai i tij arriti t’ja mbante të fshehtë familjarëve të tij që jetojnë në Shqipëri duke i gënjyer.

Erjona Rusi: Çfarë të kujtohet?

- Advertisement -

Liam Mandiaro: Më kujtohet që më ka ardhur një maune dhe ka marrë makinë para dhe më pas nuk më kujtohet asnjë gjë derisa unë mbas 16 muajsh,. 1 vit e gjysmë në koma.

Erjona Rusi: Një vit e gjysmë në koma dhe familja jote nuk dinte asnjë gjë.

- Advertisement -

Liam Mandiaro: Këtë pjesë e ka menaxhuar vëllai im aq mirë sa…

Erjola Rusi: Po si ka mundësi?

- Advertisement -

Liam Mandiaro: As unë nuk e di, tani që kjo pjesë ka dalë në Top Channel tek BBV3. Ia kam thënë pak Gracianos, por nuk desha ta prekja fare atë temë sepse kisha frikën e prindërve. Nuk dinin asnjë gjë. Tani e morën me aq shumë lehtësi ose nga shoku ose ka kalua shumë kohë. Prindërit e mi thonë si ka mundësi që ne nuk kemi kërkuar më tepër nga vëllai në atë kohë. Vëllai i kishe thënë që ai është në punë me tre turne, nuk flet dot, andej këndej. Tani jam shumë mirë, edhe nga ana mentale jam shumë mirë.

Erjona Rusi: Çfarë përjetove pas 16 muaj në koma, çfarë mendove?

Liam Mandiaro: E vetmja gjë që mbaj mend është që ishte një buton për të ardhur ndihmë, e kam shtypur, ka ardhur infermierja dhe gjëja e parë që e kam pyetur është sa është ora dhe ku jam. Kur më thanë që ka kaluar një vit e ca që ke qenë në koma, aty kam filluar të qaj, e pastaj është thirrur vëllai, shoqja e vëllait, shoqëria ime. Unë isha njeriu më i lumtur në ato momente që isha gjallë. Kur isha në koma kam dëgjuar vetëm hapa që mund të kenë qenë hapat e infermierëve.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock