Roza Lati dhe Dea Vieri kanë komentuar një ditë më parë çiftet që kanë nisur të krijohen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.
Moderatorja e njohur është shprehur mjaft e bindur se në këtë sezon të BBV, çiftet sipas saj do të bëjnë seks, madje vë edhe bast për diçka të tillë.
Na ana tjetër, Dea është shprehur e habitur se në dy javë janë krijuar tre çifte.
Pjesë nga biseda:
Roza: Po flisnim për këto çiftet që janë krijuar sot për sot, që njëri është më zemër e tjetri jo. Se kush, nuk e di, po gjithmonë çiftet e “Big brother”, njeri e ka me zemër, e tjetri jo. Nuk kam qejf që partneri im të jetë star, stari i shtëpisë duhet të jem unë motër.
Dea: Mund të ndryshosh mendje.
Roza: Burrat që janë këtu janë tamam burra, por unë se dua që të jetë i famshëm
Dea: Në dy jave tre çifte, habitem
Roza: Unë vë bast që këtu do bëhet seks, këtë sezon. E vë me bast.
Dea: E presim
Roza: Në këtë “Big Brother”, këtu siç ka shkruar puna në dy javë… Edhe mund të mos bëjnë se kanë etikë, kane norma, sikleti…