fbpx
Ad imageAd image

Vazhdojnë përplasjet mes Ermal Mamaqit dhe Luiz Ejllit: Goditje poshtë brezit…

Blloku min lexim

Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqi për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar. Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent.

Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje. Në “Më lër të flas”, Luizi iu kundërpërgjigj Ermalit kështu:

- Advertisement -

Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush ble librin e tij, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.

Mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, Ermal Mamaqi u pyet se si iu duk kjo kundërpërgjijge e Luizit, ku ai u shpreh:

- Advertisement -

E pashë kur ishte tek djemtë. Deri tek “është shkrimtar më i mirë se humorist” ishte OK, por pastaj bëri një goditje poshtë brezit. Ajo që kam thënë është shumë e sinqertë. Nuk kam thënë nuk di të këndojë. Po, më pëlqeu më shumë si aktor se sa më ka pëlqyer si këngëtar sepse nuk i kam dëgjuar këngët e tij dhe nuk ka asgjë të keqe. Kjo e ka mërzitur Luizin“, tha ai.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock