N jë ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” aktori i “Portokallisë”, Akil Varfi, i cili u shpreh se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë te djali.
Akili deklaroi se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.
“Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.
Një femër të sheh te fiziku, në rastin tim që nuk kam ndonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori i njohur i “Portokallisë”.
Ai ka treguar se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta. Kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e pyeti ‘a ke patur dyshim qoftë dhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?”, Akili e pohoi.
“Nuk do të thotë që kam pasur shumë, ato pak herë që kam pas, kam rezultuar shumë i saktë”, u përgjigj aktori i njohur i humorit.
Ndërkohë i ftuari tjetër, i kthehet: “Më pëlqen sinqeriteti i Akilit, je i martuar?”. Akili duke lëvizur nga vendi i përgjgijet: “Jo, larg qoftë!”.