fbpx
Ad imageAd image

Vajza e Elon Musk reagon pas deklaratave të babait: Si mund të mashtrosh para miliona njerëzve

Blloku min lexim

Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian.

Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë.

- Advertisement -

Ai mendoi se nuk do të thosha asgjë dhe do ta lija pa përgjigje. Por unë nuk do ta lë. Nëse do të gënjesh për mua, në mënyrë kaq flagrante dhe para miliona njerëzve, nuk mund të të lë. Të më quash të vdekur në një podcast ndërkohë që në thelb po pranon se nuk ke kuptim leximi duke thënë se je ‘mashtruar’ për të nënshkruar dokumentet që i lexon disa herë”.

Vivian e akuzoi babanë e saj se nuk ka qenë i pranishëm në familje dhe për rrjedhojë, ajo nuk e ka njohur.

- Advertisement -

“Unë u ngacmova pa pushim për shkak të feminilitetit dhe homoseksualitetit tim. Por sigurisht, ai nuk mund ta thotë këtë, kështu që ai më kthen në një stereotip, i cili tregon shumë pak për mënyrën sesi ai i shikon njerëzit queer dhe fëmijët në përgjithësi. Unë jam e njohur ligjërisht si një grua në shtetin e Kalifornisë dhe nuk më interesojnë mendimet e atyre që janë poshtë meje”.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO