Rigels Rajku, i njohur si reperi me emrin artistik Noizy, ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga burgu.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka falënderuar mbështetësit e tij, përfshirë familjen, shoqërinë, kolegët dhe fansat e tij.
Po kështu, Noizy është shprehur se ai bën muzike, art dhe biznes, të gjitha këto, sipas së cilit nuk ka lidhje me dhunën.
Lidhur me gjendjen e tij në drejtësi, ai shkruan se fjalën e mban drejtësia, e se ai ka bësim në institucionet qoftë të Shqipërisë por dhe ato të Kosovës.
Kujtojmë se Noizy ishte i dyshuar për ushtrim dhune barbare ndaj personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni, në një pub në Pejë më 2 gusht.
Ngjarja u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe media për shkak të prezencës së një video ku dukej dhuna barbare e ushtruar.
Sakaq, miku i reperit, DJ Craz ndodhet ende në burg pasi ai gjykohet nga drejtësia kosovare.
Në këtë rast, është përfshirë dhe Stresi, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet, por ende nuk është kapur teksa vazhdon reagimet e tij mbështetëse ndaj Noizyt.
Reperi u lirua ditën e sotme dhe ka afat 5 ditë për të paguar garancinë prej 50 milionë lekë (të vjetra) për lirimin e tij.