fbpx
Ad imageAd image

U zhduk gjatë pushimeve në ishullin grek, gjendet i vdekur gazetari i BBC

BllokuTV min lexim

Gazetari i BBC, Michael Mosley, i cili kërkohej prej së mërkurës, pasi u zhduk në rrethana të mistershme, u gjet i vdekur në zonën Agjia Marina të ishullit grek Simit, ku ishin përqendruar edhe kërkimet e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

67-vjeçari, ishte larguar në mesditë nga shtëpia e miqve ku ndodhej për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më.

- Advertisement -

Për gati 100 orë të afërmit dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në zona të ndryshme të ishullit por vetëm mëngjesin e së dielës është gjetur trupi pa jetë i tij.

Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO