fbpx
Ad imageAd image

U nda nga jeta në lule të rinisë pas aksidentit tragjik, 18-vjeçari djali i biznesmenit të njohur durrsak

Blloku min lexim

Një aksident tragjik i preu në mes ëndrrat dhe jetën 18-vjeçarit nga Durrësi. Mëngjesin e 22 gushtit, i riu, Arlis Troplini, teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij tip  “Volkswagen” në autostradën Tiranë-Durrës, humbi kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë përfundoi në kanal.

Pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital,  bluzat e bardha nuk arritën të shpëtojnë 18-vjeçarin.

- Advertisement -

Arlis Troplini është djalë i familjes së madhe Troplini, e vendosur në qytetin e Durrësit, ku zotëron disa prej bizneseve më të fuqishme, nga nga baret, restorantet, tregtia e makinave dhe pularitë.  Konkretisht, i riu është djali i sipërmarrësit Fatos Troplini.

U nda nga jeta në lule të rinisë pas aksidentit tragjik,

- Advertisement -

Arlis Troplini

Arlisi dallohej mes shokëve të shumtë qe kishte, për gatishmërinë për të ndihmuar këdo, pavarësisht moshës së vogël, dhe edukatën që i kishte dhënë familja e tij e madhe.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe shkolla ku 18-vjeçari ndiqte studimet. Përmes një reagimi zyrtar shkolla private në Tiranë u ka përcjellë ngushëllime familjarëve, shokëve dhe miqve të shumtë të Arlisit, i cili me ikjen e tij la pas një dhimbje të madhe.

“Mesazh Ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini. Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit Ëestern Balkans.

Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në reagimin e shkollës.

U nda nga jeta në lule të rinisë pas aksidentit tragjik,

Arlis Troplini

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock