Tenori i njohur Stephen Gould, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare në Virxinia.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur agjentja e tij, Stephanie Ammann, duke mos treguar shkakun e vdekjes së tij.
Megjithatë muajin e kaluar ai tregoi se ishte diagnostifikuar me kancer.
Gouyld lindi në Virxhinia në vitin 1962, ndërsa performoi rreth 100 herë në Festivalin e Bayreutit.
Duke u shfaqur shpesh si një tenor heroik, ai interpretoi në shumë nga teatro të mëdha të operës në botë.
Ai debutoi në shfaqjen “Ring” të Richard Wagner-it në Bayreuth në vitin 2006, duke fituar pëlqimin e një publiku të gjerë.
Associated Press e quajti atë “një interpretues tërheqës, jashtëzakonisht atletik” gjatë performancës së tij në shfaqjen e “Unazës”, Siegfried.