fbpx
Ad imageAd image

U dënua me burg pasi falsifikoi firmën e ish-burrit, reagon Rudina Dembacaj (Foto)

Blloku min lexim

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ditën e sotme ka reaguar për herë të parë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit të saj, për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit.

Sipas burimeve për “Zëri” aktores së humorit dënimi i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

- Advertisement -

Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove.

- Advertisement -

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re, prej disa vitesh ajo është e martuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO