fbpx
Ad imageAd image

Trajtimi në një qendër estetike, tre gra infektohen me HIV në New Mexico!

Blloku min lexim

Tre gra u diagnostikuan me HIV pas trajtimeve “vampire facial ” në një qendër estetike të palicencuar në New Meksiko. Mendohet se ketojanë rastet e para të regjistruara të personave të infektuar me këtë sëmundje përmes një procedure kozmetike. Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha në raportin e saj të sëmundjeve dhe vdekshmërisë javën e kaluar se një punonjës i klinikës nga viti 2018 deri në 2023 zbuloi se kishte “përdorim të dukshëm të përsëritur të pajisjeve njëpërdorimshe”.

Duke cituar raportin e autoriteteve, AP thote se HIV mund të transmetohet përmes gjakut të kontaminuar përmes injeksioneve josterile dhe i cileson keto si rastet e para të vertetuara te infeksioneve të mundshme gjatë shërbimeve kozmetike.

- Advertisement -

“Trajtimi me mpirje” ose procedura e mikrogjilpërës së pasur me trombocite përfshin marrjen e gjakut të klientit, ndarjen e përbërësve të tij dhe më pas përdorimin e gjilpërave të vogla për të injektuar plazmën në fytyrë për të freskuar lëkurën.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO