fbpx
Ad imageAd image

TOB do të mundësojë për të gjithë ata që kanë vështirësi në shikim të shijojnë shfaqjet me përshkrim zanor

Blloku min lexim

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të mundësojë që edhe artdashësit që kanë vështirësi në shikim të mund të shijojnë plotësisht shfaqjet e operës dhe baletit, me përshkrim zanor. Për herë të parë në Shqipëri, artdashësit që nuk shikojnë, do të kenë përshkrim zanor të shfaqjeve.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bëhet kështu i pari institucion i kulturës në vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë spektatorët, pavarësisht kufizimeve fizike. Për këtë arsye një ditë më parë në ambientet e TKOB u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe United Nations Association Albania për të mundësuar 5 shfaqjet e para me përshkrim zanor.

- Advertisement -

E pranishme në nënshkrimin e këtij memorandumi, drejtoresha e përgjithshme e TKOB znj. Abigeila Voshtina u shpreh se trajnimet e stafit do të vijojnë më tej, për të shtuar gamën e shfaqjeve me përshkrim zanor në TKOB. “Aktualisht që flasim është trajnuar stafi i TKOB-së, regjisorja dhe një punonjëse, por do të trajnohet edhe baletmaestri, dhe në kohë reale, gjatë kohës që performohet, u shpjegohet artdashësve që nuk shohin, çfarë po ndodh në skenë”, u shpreh Voshtina.

Shfaqja e parë në Shqipëri për artdashësit që nuk shikojnë e që do të mundësohet në bazë të këtij memorandum, është “Arrëthyesi”, duke u pasuar edhe me 4 shfaqje të tjera.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO