fbpx
Ad imageAd image

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Ja si mentaliteti “po vret” shumë gra dhe vajza në Shqipëri

Blloku min lexim

Tetori shënohet si muaj i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjatë këtij muaji njerëzit, institucionet, organizatat joqeveritare, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata për ndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.  Por,nuk mjafton kaq, duhet edhe vetë ndërgjegjësim, për shkak se vetëm për një neglizhencë ne vëmë në rrezik jetën tonë.

- Advertisement -

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, çdo vit mesatarisht në vendin tonë diagnostikohen 380 raste të reja me tumoret e gjirit. Kjo është një shifër e lartë, e cila vit pas viti ka njohur edhe rritje.

Por, nga mjekët theksohet se në Shqipëri ndërgjegjësimi i vajzave dhe grave për të kryer kontrollet për kancerin e gjirit është ende shumë i ulët.

- Advertisement -

Dhe këtu ndikojnë shumë arsye, më pak mundësia ekonomike, sepse shpesh herë jepet mundësia që mamografia të behet falas. Por, për fat të keq më shumë ndikon mentaliteti. Pikërisht paragjykimet i ndrydhin gratë në Shqipëri që të shprehin hapur shqetësimet që kanë, apo të shkojnë të bëjnë kontrolle rutinë.

- Advertisement -

Këtë shqetësim e ka ngritur gjatë një interviste televizive pak kohë më parë dr. Edlira Rehovica, kirurge-senologe. Ajo thotë se në zonat urbane është frika ajo që i ndalon farë të shkojnë të bëjnë kontrolle. Por, në zonat rurale ndikon shumë mungesa e informacionit. Po, po, jemi në vitin 2023 por në zonat rurale vajzat kanë mungesë informacioni për trupin dhe shëndetin e tyre!

Kjo vjen për shkak se në fshatra shpesh herë nuk ka mjek fare, por edhe nëse ke mentaliteti e pengon një vajzë që të bëjë kontrollo të tilla tek një mjek gjinekolog. Kjo e fundit mund të tingëllojë si e çuditshme, por në fakt është e vërtetë. Dhe si pasojë, ato shkojnë tek mjeku vetëm kur kanceri ka avancuar dhe situata është në gjendje të rëndë. 

“Kanceri i gjirit është në krye të listës sa u takon shkaktarëve që çojnë në humbjen e jetës te femrat. Kur gratë paraqiten në ambulator, shqetësimi që kanë është prekja e një mase të huaj. Ka një predominim të moshës 50-65 vjeç, por nuk mungojnë as moshat e reja. Personalisht, mendoj që gratë kanë informacionin e mjaftueshëm, por është frika ajo që prevalon.

 Duke pasur frikë, ato neglizhojnë kontrollet periodike që janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm. Përgjithësisht, gratë që vijnë nga zonat urbane kanë më shumë informacion. E kundërta ndodh me gratë në zonat rurale, ku frikës dhe pasigurisë i shtohet edhe mungesa e informacionit dhe kontaktet e rralla me mjekun. Kjo bën që ato të paraqiten në faza shumë të avancuara”, ka shpjeguar mjekja.

Ndërkohë gjatë Covid-it numri i grave që shkonin për kontrolle të gjirit ra ndjeshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë . Konkretisht, këto ekzaminime për kancerin e gjirit në vitet 2020 -2021 ndoshta janë kufizuar dhe prej pandemisë, por prapë nuk është bërë ai ndërgjegjësimi i grave që ato të vijnë dhe ta ekzaminojnë gjirin. Në vitin 2018, ka pasur 518 ekzaminime, në vitin 2019 ka pasur 994, ndërsa në vitin 2020 ka pasur 66 dhe në vitin 2021 vetëm 46 ekzaminime.

Kjo vjen për shkak se akoma ka vajza që e kanë të vështirë të shprehin tek prindërit e tyre nëse kanë shqetësime të tilla.

Për shkak se vajzat në zona rurale paragjykohen si “të sëmura”, nëse kur martohen tregojnë që kanë shqetësime.

Kjo vjen për shkak se në zonat rurale vajzat edhe me nënë e tyre nuk mund të flasë për shqetësime apo ndryshimet që po pëson trupi i saj.

“Është turp”, “ule zërin mos të dëgjojnë burrat e shtëpisë”, këto janë fjalë që dëgjohen ende në disa zona në Shqipëri.

Prandaj shohim që sensibilizimi është ende në shkallë shumë të dobët në vendin tonë, çka do të thotë se rreziku është shumë  i lartë.

Prandaj, në muajin rozë duhet të ndërgjegjësohemi.  Duhet që mamografia të shfrytëzohet sistematikisht dhe të mos rrijë në asnjë minutë e qetë. Por ja që pjesëmarrja ndoshta dhe sedra, turpi nuk i lënë gratë , ose opinioni që mund të ngjallet nëse është me kancer të gjirit, ‘o bo bo çfarë ka’. Por jo, s`duhet të jetë kështu kjo sëmundje shërohet!

Që një grua të jetë e ndërgjegjësuar për këtë sëmundje duhet të ketë disa njohuri bazë. Ajo duhet të njohë trupin e saj dhe të vetëkryejë ekzaminimin e gjirit në shtëpi në kontrolle të thjeshta mujore. Nëse dyshon për masa morfologjike duhet t`i drejtohet menjëherë mjekut të familjes. Gjithashtu një grua që ka pasur të afërm brenda rrethit familjar, që kanë pasur probleme me kancerin e gjirit atëherë. rekomandohet edhe kryerja rregullisht e mamografis.

Këto janë mendimet dhe rekomandimet që duhet të jepen çdo ditë, jo vetëm në muajin tetor, kështu mund të shpëtojmë shumë gra dhe vajza që rrezikohen nga kanceri.

Nga Blloku TV

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock