fbpx
Ad imageAd image

Temperatura deri në 43 gradë Celsius, kur do të tërhiqet vala e të nxehtit nga Shqipëria?

Blloku min lexim

Kjo javë që sapo kemi nisur, do të shoqërohet me temperature të larta, që pritet të shkojnë deri në 43 gradë Celsius. Sinoptikanja Lajda Porja thotë se deri ditën e mërkurë pritet të jemi nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane, ndërsa nga e mërkura pritet një tërheqje e valës, megjithatë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Lajda Porja: Një tjetër javë e nxehtë. Vazhdon vala e të nxehtit. Është java e dytë që futemi drejt masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane. Parashikohet që sot të kemi temperatura mjaft të larta. Maksimalet do të kenë një tjetër rekord ditën e sotme.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e qyteteve kryesore të Shqipërisë, duke filluar që nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja, e gjithë Ultësira Perëndimore do të shënojë 39-40 gradë. Do të ketë zona me temperatura mbi 40 gradë, të cilat sot parashikohen të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Shkodrës, ku termometri do i afrohet vlerës 41-42 gradë Celsius.

Parashikohet që deri ditën e mërkurë të mbesim me një mot shumë të nxehtë dhe pas të mërkurës do të jemi me një mot relativisht të nxehtë që do të thotë se deri ditën e mërkurë ne presim vlera ekstreme 42, mund të tejkalohet dhe mund t’i afrohemi vlerës 43 gradë brenda këtyre 3 ditëve në 3 qarqe, Elbasani, Berati, Shkodra, do të jenë 3 zonat me vlerat më ekstreme. Parashikohet që rreth vlerës 36 gradë të mbetet vetëm zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.

- Advertisement -

Pas ditës së mërkurë ka një tërheqje të valës, por mund të themi sërish se mbetemi me vlera ekstreme 40 gradë dhe vala do të qëndrojë të paktën përgjatë kësaj jave. Moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Nuk ka sinjale që deri të premten të kemi reshje apo rrebeshe shiu.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock