fbpx
Ad imageAd image

“Të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe”, Sabri Fejzullahu jep lajmin e bukur për Adelina Ismailin

Blloku min lexim

Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë dy nga legjendat e muzikës shqiptare. Ata kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës.

Por prej vitesh, Adelina Ismajli i kishte munguar muzikës shqiptare dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka lumturuar ndjekësit e saj.

- Advertisement -

Ajo duket se po rikthehet në muzikë dhe me një foto krah Sabri Fejzullahut në studio muzikore ka konfirmuar këtë.

Sabriu nga ana tjetër i ka bërë mirëpritjen më të bukur.

- Advertisement -

Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…“, shkruan këngëtari.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock