fbpx
Ad imageAd image

Tani që nuk po martohen më, të rinjtë po blejnë shtëpi me një shok/shoqe

Blloku min lexim

Një gjeneratë më parë, shumica e amerikanëve as që do ta çonin nëpër mend të blinin një shtëpi me një shok apo një shoqe. Mirëpo, si shumica e ndryshimeve të paparashikuara të viteve të fundit, gjenerata Z po shkon edhe drejt kësaj. Sigurisht që është ende një fenomen i ri, por nuk është fare çudi që, pas 10 viteve të kthehet në një praktikë të zakonshme.

Në kohët kur martesa nuk është më në mendimet e të rinjëve, riprodhimi gjithashtu po mendohet çdo ditë e më pak, duket se një ‘zgjidhje’ e re po praktikohet prej atyre që, të vetëm, nuk mund të blejnë dot një shtëpi. Tani nuk është më nevoja të kesh një marrëdhënie romantike për të blerë një shtëpi (shumica e kredimarrësve janë çifte të martuar).

- Advertisement -

Të dhënat aktuale në Amerikë tregojnë se të blesh shtëpi me një shok/shoqe do të jetë trendi në rritje në tregun e shtëpive. Nga 5% që ka qenë e njohur kjo praktikë në vitin 2021, ka shkuar në 16% në vitin 2023. Sigurisht që ngelet ende një koncept i papranueshëm për komunitetin e gjerë, por sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do të pranohet, siç janë pranuar kaq shumë tendenca të viteve që as nuk i kishim parashikuar./ Burimi: Time, pershtatur nga Living 

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock