fbpx
Ad imageAd image

Studimi: Leximi i librave ndikon në jetëgjatësi

Blloku min lexim

Një studim i ri i publikuar në revistën “Social Scienceand Medicine” ka treguar që njerëzit të cilët lexojnë libra jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk lexojnë. Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50-vjeç.

Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojnë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë. Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup madje gjatë 12 viteve.

- Advertisement -

Njerëzit të cilët kanë lexuar më shumë kanë qenë gratë e arsimuara me të ardhura të larta. Gjatë hulumtimit është konstatuar se si të dy grupet e lexuesve kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra.

Personat të cilët kanë lexuar më shumë se 3,5 orë në javë, kanë jetuar plot 23 muaj më gjatë se njerëzit të cilët nuk kanë lexuar fare. Hulumtuesit kanë nxjerrë përfundimin që jetëgjatësia është e mundshme të zgjatet me aktivitetin e thjeshtë siç është leximi.

- Advertisement -

Shumë njerëz kur hapin një libër, pothuajse instinktivisht, i marrin direkt erë dhe kuptojnë se nuk ka asgjë më të mirë se aroma e faqeve të tij. Gjithkush e njeh aromën e librave të vjetër. Po kështu, shumica e njerëzve duan të nuhasin një libër të sapoblerë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock