fbpx
Ad imageAd image

Studimi: Largimi i studentëve shqiptarë bëhet kronik, 100% e të ikurve shumë të kënaqur

Blloku min lexim

Emigrimi, fenomen i vjetër në Shqipëri që nuk njeh kurrë reduktim, të rinjtë vetëm po largohen çdo ditë.

Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

- Advertisement -

Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve shqiptare nuk po përmirësohet.

Të dhënat që i takojnë vitit 2017 tregojnë se stoku i studentëve jashtë vendit është 17,488 prej të cilëve 59,4% janë në Itali, 6.9% në Greqi dhe 5.7% në Turqi, dhe pjesa e tjetër në vendet e tjera të BE-së.

- Advertisement -

Të dhëna më të detajuara tregojnë se studentët jashtë vendit janë kryesisht pasardhës të profesionistëve (mjekë, avokatë, arkitektë, profesorë universiteti, ekspertë IT, gazetarë etj.) dhe të personave të biznesit (pronarë, drejtorë, menaxherët, partnerët etj.). Baballarët e studentëve jashtë vendit, gati 53.5% në këto dy sektorë orë (biznes dhe profesione).

Informacionet më të detajuara kanë treguar se brenda familjeve shqiptare dhe nga një brez në tjetrin është vërejtur gjerësisht një prirje për të emigruar me qëllim studimet.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO