Stresi, u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit në Pejë, ku u përfshi Noizy dhe Medi Hyseni. Ai nuk është arrestuar ende, gjersa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.
Stresi ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të së cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.
“Ju lëshoni urdhër-arrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”, ka thënë Sresi.
“Nuk më takon me fol per çeshtjet e brendshme te Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marr me ne. Sa njerez rrehen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre.
