Lufta kundër korrupsionit është pengesa më e vështirë që po has vendi ynë në vitet e fundit. Korrupsioni që ka prekur çdo institucion nga pak po largon të rinjtë nga vendi dhe po prodhon të paaftë. Prandaj ka ardhur koha që duhet më shumë punë, lufta kundër këtij fenomeni duhet të fillojë që në bankat e shkollës.
Për këtë më datë 22 korrik Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsionit duket se do të punojnë bashkë për të dakordësuar një kurrikul të veçantë edukuese mbi etikën që synon aplikimin nga shkollat fillore tek ato të mesme.
Kjo duket të jetë një masë e lidhur me luftën kundër korrupsionit sipas një shpjegimi të bërë në një pikë të veçantë të strategjisë ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 që është në konsultim.
Draft strategjia është hedhur për konsultim publik dhe do të qëndrojë deri më 31 gusht. Por për të patur një ide më të qartë rreth kësaj strategjie Tirana Press ka komunikuar me eksperten e arsimit Ana Llazo, e cila shprehet se së pari puna do fillojë me ndërgjegjësimin për çdo nënës së në bankat shkollë, duke luftuar korrupsionin që askujt të mos i cenohet arsimi cilësor.
Më tutje ajo shton se të rinjtë do të brumosen me pikëpamjen kundër korrupsionit dhe do të japin bashkëpunimin e tyre në komunitet në të ardhmen.
Intervista:
Ku konsiston në thelb strategjia anti-korrupsion për shkollat?
Strategjia anti-korrupsion për institucionet arsimore ka si qëllim të parandalojë dhe luftojë korrupsionin në institucionet arsimore nëpërmjet masave dhe hartimit te politikave specifike. Në thelb ajo konsiston;
1-Edukimin dhe Ndërgjegjësimin në moshë të hershme.
2- Hartimin dhe zbatimin e politikave anti- korrupsion brenda shkollave.
3- Bashkëpunim me autoritetet dhe komunitetin. Këto masa synojnë të krijojnë një mjedis arsimor më të drejtë duke siguruar çdo nxënës të ketë mundësi të barabarta për arsimin cilësor.
Nuk ka nisur asnjë testim për momentin sepse do te duhet një konsultim me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës.
Ju si eksperte si e vlerësoni se do të jetë efekti i kësaj strategjie?
Duke qenë se jemi një vend që operojmë për të drejta të plota për në bashkimin Evropian dhe arsimi është një fushe e rëndësishme e shoh si shumë pozitive aq më tepër në edukimin e brezave dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi, pasi rrit cilësinë e arsimit dhe forcimin e integritetit dhe etikës.
Çfarë mangësish shikoni?
Mangësi nuk shikoj pasi ende është në diskutim dhe nuk është aplikuar por mendoj që do të ketë një ndikim pozitiv gjithëpërfshirës.
Çfarë do të sugjeronit ju më shumë?
Për të arritur efekte pozitive do të sugjeroja që strategjitë anti-korrupsion mund të përfshij;
1-Trajnimin e stafeve dhe mësuesve mbi etikën dhe integritetin.
2 -Krijimin e mekanizmave për raportimin e korrupsionit.
3- Promovimin e kulturës dhe integritetit.
4-Inkurajimin e pjesëmarrjes së komunitetit.
Cilat janë përfitimet që marrin nxënësit?
Nxënësit rrisin ndërgjegjësimin, përgatiten për qytetare aktive dhe forcojnë integritetin personal dhe Profesional ne te ardhmen. Kërrikulli anti-korrupsion kontribuon ne ndërtimin e një brezi te ri, te informuar, te ndërgjegjshëm dhe te përgatitur për te luftuar korrupsionin dhe për te ndërtuar një shoqëri te barabarte dhe transparente.