Sot në ekranin e Vizion Plus nis Ferma Vip. Një program reality show që ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar ende pa nisur.
Lidhur me këtë spektakël madhështor që pritet të gozhdojë teleshikuesit para ekranit, foli sot në emisionin “7 pa 5” drejtori i prgramacionit të Vizion Plus, Fatos Risto.
Drejtori i programacionit Fatos Risto tha se ky reality show do të jetë ndryshe nga formatet që kemi parë deri më tani në televizionet shqiptare.
Risto tha se konkurrentët VIP-a do të kenë disa nivele sfidash. Ata do të përballen me izolimin, sfidën fizike dhe ambientin shoqëror, pra sa lehtë do të ambientohen dhe do të familjarizohen me punët e Fermës.
“Një reality show shumë ndryshe nga ç’kemi parë deri tani. Ka disa nivele sfidash, niveli personal që izolohen, niveli fizik dhe ambienti shoqeror. Mendoj seky program i ka rrënjët të fshati, ajo thirrje e brendshme që kemi ne me natyrën si njerëz, pavarësisht klasësh shoqërore dhe ekonomisë. Një nga detyrat që ata mund të kenë do të ishte të bënin djath”, tha Fatos Risto.
A do i mbledhin vezët, do mjelin lopët?
Fatos Risto: Mbase nuk do jenë të populluara debatet vonë natën, sepse do të zgjohen herët. Por është një format me shumë sfida, një detyrë e tyre mund të jetë të prodhojnë djath.
Cili është çmimi i madh?
Fatos Risto: Çmimi do të jetë monetar. Ata personazhe që janë aty e kanë një karrierë shumë të zhvilluar, patjetër që vijnë edhe të ardhurat monetare nga karriera e tyre. Por nuk mendoj se është te çështja monetare. Nuk është qëllimi thjesht për të fituar çmimin e madh, por një sfidë morale mes personazheve.
Cilat duhet të jenë veçoritë e fituesit?
Fatos Risto: Nuk mjafton të bësh vetëm detyrat e fermës, duhet të fitosh simpatinë dhe zemrat e atyre që të shohin.