fbpx
Ad imageAd image

Sot 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes shqiptare nga Shkupi

Blloku min lexim

Sot mё 26 gusht kujtojmё 114-vjetorin e lindjes së Shenjtës Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu, ikonës shqiptare tё dashurisë së Zotit, kёsaj shërbëtoreje tё madhe të më varfërve ndër të varfër, që me shërbimin e pakursyer e plot dashuri dhe me buzëqeshjen e saj, e shndërroi botën e mjerimit.

Sot më 26 gusht bie 114-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut. Përvjetori i lindjes së Shenjës shqiptare u festua sot paradite në Shtëpinë e Nënës, në Kolkata (Bengali Perëndimor) [Indi] nga Motrat Misionare të Bamirësisë. Me këtë rast Kryeministrja e Bengalit Perëndimor Mamata Banerjee bëri homazhe për Nënën e Dashurisë.

- Advertisement -

Shenjta Nënë Terezё, Ganxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, asokohe nën pushtimin osman, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit, ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, u shpall Shenjte në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.

Nënë Tereza e përmblodhi jetëshkrimin e saj me këto fjalë: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO