VIP-at, personazhet e Tik -Tok dhe Instagram janë ata që duket sikur po ‘drejtojnë’ publikun sepse gjithmonë e më shumë kanë influencë me gjërat që thonë apo bëjnë tek publiku. Dhe ky ndikim i tyre, që më pas mund të jetë si drejtim për shumë ngjarje, po i fut ata në një konkurrencë të madhe. Kjo sepse audienca merr vendime shpesh edhe duke u ndikuar nga këshillat, mendimet, eksperiencat që ndajnë influencierët. Të rinjtë përpiqen t’i imitojnë, të marrin shembull apo arrijnë deri aty sa t’i kenë idhuj.
Nëse dikur idhuj ishin aktorët, këngëtar, sportistët e personazher e artit, sot në piedestal ngrihen ata që kanë më shumë ndikim tek publiku, pavarësisht fushës që i përkasin.
Për të parë më shumë rreth kësaj çështje, Blloku TV ka hapur pak ditë më parë një sondazh ku ka renditur disa personazhe dhe publiku ka patur mundësi të votojë atë që sipas tyre ka patur më shumë influencë gjatë vitit 2023.
Ky ishte sondazhi i parë i hapur nga Blloku TV dhe jemi kujdesur të fusim në listë personazhët më pikantë. Por, paraprakisht duam t’ju vëmë në dijeni se do të ketë sondazhe të tjera.
Sakaq, fillojmë:
Kanë qenë 1630 votues ata që kanë dhënë mendimin e tyre duke zgjedhur atë personazh që ata mendojnë. (Duhet sqaruar këtu që nuk mund të votohej më shumë se një herë me të njëjtin users dhe nuk janë llogaritur votat e atyre që kanë dhënë një emër në komente apo mesazhe, por vetëm votat në shondazh).
Sakaq, vendin e parë me 992 vota e ka marrë Luiz Ejlli, si personi që në vitin 2023 ka patur më shumë ndikim tek publiku (ku votuesit i përkasin moshave të ndryshme).

Ashtu sikur edhe pritej ai ndiqet nga Kiara me 421 vota. Fillimisht gara ishte e ngushtë mes tyre, pro më pas Luizi prevaloi nënyrë të shpejtë.
Sikur theksuam në fillim, në këtë sondazh kemi përfshirë personazhe nga të gjitha fushat, edhe nga politika. Dhe që nga fillimi deri në mbyllje të sondazhit, gara ishte mes -ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Sondazhi u mbyll me votat të barabarta mes tyre.

Por, para politikanëve më shumë vota renditen disa personazhe të Tik-Tok si Kozak, Clevio dhe Aleks Visha, që për hir të së vërtetës, ata në disa raste me influencimin në këtë rrjet social kanë mundur të mbledhin fonde për të ndihmuar fëmijë të sëmurë, të cilat janë dërguar për kurim jashtë.
Ndërsa nga artisët më shumë vota morën Florjan Binaj dhe Noizy, mbase ju duket e çuditshme por Ermal Mamaqi nuk mori asnjë votë, po ashtu edhe gazetari Artan Hoxha.

Sakaq, Familja Hoxha, pronaret e Top Media, të cilat iu kanë dhënë hapësirën një pjese të mirë të personazheve të lartë përmendur të fitojnë famë dhe të kenë influencë vetë kanë marrë vetëm 4 vota.
Sondazhi i Plotë:
Luiz Ejlli 992
Kiara Tito 421
Kleviol Ahmetaj 36
Florjan Binaj 25
Noizy 25
Sali Berisha 22
Edi Rama 22
Arbër Hajdari 19
Kozak Braçi 14
Bora Zemani 13
Aleks Visha 9
Samir Mane 8
Altin Dumani 8
Familja Hoxha 4
Olta Gixhari 3
Shefqet Kastrati 2
Erjon Veliaj 2
Armand Duka 2
Blendi Fevziu 2
Artan Hoxha 1
Ylli Rakipi 0
Arjan Konomi 0
Ermal Mamaqi 0