“Pas moshës 60 vjeç njerëzit mund të bëjnë më shumë seks”. Kështu ka deklaruar gazetarja Zhaklin Lekatari gjatë një diskutimi në një emision televiziv.
Sipas saj është i gabuar fakti që mendohet se pas asaj moshës gratë dhe burrat nuk mund të kryejnë më mardhënie. Zhaklina thotë se kjo vjen për shkak të shtypjes që iu bëhet çifteve nga mentaliteti shqiptar.
”Në fakt mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por kjo është gabim…në moshën mbi 60 vjeç, mbase bëhet më shumë. Kultura të ndryshme kanë përjetime dhe diskutime të ndryshme për seksin, psh.
Në vendin tonë një femër mbi 40 vjeç siç jam unë, duhet të ishte me kohë e “dalë nga tregu” për pjesën e intimitetit, por në fakt nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën”, u shpreh ajo.
Statistikat nga Institutet shkencore në SHBA kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha.
Por, sipas Zhaklinës, mardhën ia seksuale duhet të konsiderohet si ushqim i përditshëm.
“Seksi duhet të konsiderohet si ushqimi i përditshëm, pra nevojë fiziologjike pa të cilën nuk bëjmë dot dhe sigurisht që kjo nuk ka moshë, pasi ne nuk ushqehemi më pak se u plakëm”, theksoi në studio Zhaklin.