fbpx
Ad imageAd image

Skenari si nëpër filma! Naim Murseli kishte porositur vrasjen e bashkëshortes, Liridona

Blloku min lexim

Ta nisësh ditën me lajme vrasje dhe krim në familje është gjëja më e tmerrshme, por në këtë rast e pashmangshme. Historinë e vrasjes së Liridonës në Kosovë mund ta keni parë vetëm nëpër filma.

- Advertisement -

Saga e tmerrshme e kësaj historie nisi në mbrëmjen e 29 nëntorit rreth orës 20:20 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen Dalip Alshiqi në Prishtinë. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, është gjetur e pajetë Liridona Murseli e cila ishte ekzekutuar me armë zjarri në makinën ku ishte edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli së bashku me 2 fëmijët e tyre.

- Advertisement -

Dyshimet e para kanë qenë për një grabitje, pasi edhe Naim Murseli në dëshminë e dhënë deklaroi se 2 persona të maskuar u kishin kërkuar paratë dhe në largim e sipër kishin qëlluar me armë zjarri gruan e tij, Liridona Murselin e cila mbeti e vdekur në vend.

Por, në të vërtetë nuk ka qenë ashtu!

- Advertisement -

Kjo histori I ngjan një skenari.  Ashtu sikur dyshohej në fillim nga prokuroria Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 

Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe të shfaqej para kamerave si i tronditur , teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

Por prokuroria ka mbledhur të gjitha deklaratat, provat të cilat nuk koordinonin me njëra-tjetrën dhe pas analizimeve kanë arritur në përfundimin se nuk ishte një grabitje.

Naimi fillimisht tha se ai shpëtoi pasi mori fëmijët dhe u largua për t’u mbrojtur, por teksa po tentonte dhe Liridona të largohej ‘grabitësit’ e kanë qëlluar me armë.

Ndërsa mbrëmjen e shkuar pasi u arrestua nga policia ai pranoi se porositi vrasjen e gruas.

Madje, edhe vetë  Granit Plava, ka  deklaruar se ka qenë burri i viktimës, Naim Murseli ai i cili e ka porositur vrasjen duke i premtuar shumën prej 30 mijë eurosh. 

Një pjesë të shumës ai ia kishte dhënë ndërsa pjesën tjetër do ia jepte më vonë. Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Ndërsa familjarët e Liridonës shprehen se veprimi i Murselit ia vrau për herë të dytë vajzën dhe zemrat e tyre!

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock