Familja mbretërore spanjolle është përfshirë nga një skandal! Ish-kunati i mbretëreshës Letizia ka tronditur me deklaratat e tij teksa ka pretenduar se kanë qenë në një lidhje, përpara se të martohej me motrën e saj, Telma.
Jaime Del Burgo, 53 vjeç, së fundmi ka kontribuuar një libër që tregon gjithçka mbi lidhjen e tij me mbretëreshën spanjolle, ku dhe pretendon se ai vijoi të kishte një marrëdhënie me Letizian edhe pas martesës së saj në vitin 2004 me mbretin Felipe.
Në përpjekje për të mbështetur pretendimet e bëra në libër, Del Burgo ndau në fundjavë përmes platformës së mediave sociale X një selfie pa datë, që duket se është bërë nga mbretëresha Letizia.
Fotoja sipas Del Burgo, ishte “dëshmi” e marrëdhënies së tyre, pasi ai tha se ajo kishte veshur një shall të zi që dyshohet se i përkiste atij. Ai gjithashtu ka ndarë edhe një mesazh, që supozohet se i ishte dërguar nga mbretëresha spanjolle atë kohë, ku thuhej: “Dashuri. Unë kam veshur shallin tënd, është sikur të ndjej pranë meje”.
Në foto, mbretëresha Letizia duket se është shtatzënë. Ajo dhe mbreti Felipe kanë dy vajza adoleshente, Leonor, Princesha e Asturias, e lindur në 2005 dhe Infanta Sofía, e lindur në 2007.

Pas ndarjes së fotos, përdoruesit e tjerë të X vunë në dyshim vlefshmërinë e pretendimeve të Jaime, duke qenë se nuk ka prova që Letizia i dërgoi atij foton ose mesazhin shoqërues. Më pas, biznesmeni ka fshirë llogarinë e tij X dhe postimin e bërë.
Pas këtyre pretendimeve, një zëdhënës i familjes mbretërore spanjolle ka thënë për mediat se “nuk kemi asnjë koment për të bërë në lidhje me këtë”.
Autori i librit, pohoi në një intervistë me El Cierre Digital se Letizia ishte “dashuria e madhe” e Del Burgo dhe marrëdhënia e tyre u shndërrua në një “miqësi të madhe” pasi ajo takoi mbretin Felipe, madje ai ishte një nga dëshmitarët e shumtë të Letizias në dasmën e saj dhe Felipe në maj 2004.