ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Sipas psikologëve, ky tipar na bën më tërheqës tek të tjerët

by Blloku
07/12/2023
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Sipas psikologëve, ky tipar na bën më tërheqës tek të tjerët

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor besojnë se dhembshuria është karakteristika që i bën të tjerët të magjepsen me ne. Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë vetëm të ndjejmë keqardhje për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë.

Të mirëkuptosh, pa gjykuar! Është lloji i ndjeshmërisë që shërben si aftësi për të tërhequr njerëzit dhe sjell shumë avantazhe.

Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

“Bussines Day”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

30/09/2024

Edhe shkenca e mbështet këtë konstatim, pasi në një studim të vitit 2019 të Universitetit të Karolinës së Veriut, rezultoi se shfaqja e dhembshurisë na bën më të dëshirueshëm në sytë e të tjerëve.

Eva C. Klohnen, një profesore e psikologjisë në Universitetin e Lowa-s thotë: Ne jemi të tërhequr biologjikisht nga njerëzit që tregojnë ndjeshmëri dhe dhembshuri. Të gjithë duam të na duan dhe kuptojmë. Ne po kërkojmë njerëz që na mundësojnë të ndihemi kështu.

Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj. Por si? Nivelet e ulëta të stresit ndikojnë në një pamje më të mirë dhe po ashtu ndikon në jetëgjatësinë tonë.

Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të treguar më shumë dhembshuri dhe për të ndryshuar mënyrën se si e shihni jetën:

-Mendoni për një person që e doni shumë.

-Lëreni dhembshurinë të “përqafojë” trupin tuaj. Ruani qetësinë në situata negative.

-Lulet, mobiljet dhe dekorimet mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

-Shkruani një letër sikur po flisni me një të dashur, për atë që keni në mendje ose për një bisedë që keni bërë.

-Përpiquni të vendosni veten në vendin e bashkëbiseduesit ose të një të huaji përpara se të gjykoni vendimet ose reagimet e tyre.

Tags: dhembshuriatipar

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro